Home / Lajme / Botë / ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Afganistan

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Afganistan

Të paktën dy civilë janë vrarë, pasi persona të armatosur sulmuan ndërtesën e televizionit shtetëror të Afganistanit në qyteti Jalalabad, kanë thënë zyrtarët.
 Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Katër sulmues dhe dy civilë janë vrarë nga shkëmbimi i zjarrit në ndërtesën e televizionit, kanë thëën zyrtarët lokalë. Të paktën edhe 13 civilë të tjerë janë plagosur.
Attaullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, ka thënë se katër sulmuesit kanë sulmuar televizionin shtetëror, dhe dy pre tyre kanë qenë sulmues vetëvrasës.
Agjencia e lajmeve Amaq, që është e lidhur me grupin militant IS, teksa po zhvilloheshin ende përleshje në ndërtesën e televizionit, ka thënë se “luftëtarët e IS-it janë duke e kryer sulmin brenda ndërtesës së televizionit në Jalalabad”.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *