Home / Lajme / Botë / ISIS ndërton ‘barka vetëvrasëse’ nga ambulancat e vjedhura (Foto)

ISIS ndërton ‘barka vetëvrasëse’ nga ambulancat e vjedhura (Foto)

Xhihadistët e ISIS’it po i shndërrojnë ambulancat e vjedhura në barka vetëvrasëse të përpiluara me saktësi për misionet vdekjeprurëse në lumin e Mosulit. Besohet se grupi terrorist deri më sot kanë kryer disa sulme duke përdorur barkat.

Barkat e improvizuara u gjetën në një fabrikë të braktisur të Mosulit, e cila ishte rimarrë nga ISIS’i gjatë këtij muaji.

Në ndërtesë u gjetën së paku katër ambulanca që besohet se janë vjedhur nga ISIS’i kur morën kontroll në Mosul në vitin 2014, raporton Daily Mail,

Ambulancat shihen të copëtuara në pjesë, dhe të kthyera mbrapsht e të ndërtuara ashtu që të mos u depërtojë uji. Barkat vetëvrasëse mund të jenë përdorur për nisjen e sulmeve vetëm disa muaj pasi militantët shkatërruan 5 ura, duke zvogëluar kështu përparimin e trupave irakiane.

Kjo është hera e parë që barkat vetëvrasëse që i takojnë ISIS’it u gjendën-duke shpalosur kështu planifikimet e tmerrshme të sulmeve të tyre.

Ndërtimi i këtyre barkave nga ambulancat kërkonte mund dhe kohë, e mbi të gjitha përkushtim në qëllimin e tmerrshëm të tyre-shkatërrimin.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *