Home / Lajme / Botë / ISIS publikon xhirimin e vrasjes së spiunit rus

ISIS publikon xhirimin e vrasjes së spiunit rus

I ashtuquajturi Shteti Islamik ka publikuar një video incizim në të cilin shihet ekzekutimi i një personi, për të cilin pohon se është oficer i inteligjencës ruse, i kapur në Siri.

Kjo është publikuar në sajtin për mbikëqyrje të aktiviteteve terroriste SITE, selia e të cilit është në SHBA.

Ministria e mbrojtjes ruse dhe Shërbimi federal i sigurisë (FSB) të këtij vendi nuk ishin në qasje për të dhënë koment, thekson Reuters.

Në video xhirimin në gjuhën ruse, të publikuar ditën kur Rusia me paradë ushtarake tradicionale feston fitoren ndaj fashizmit në Gjermani në vitin 1945, është treguar një mashkull në kombinezon të zi se si është përkulur në gjunjë në shkretëtirë dhe bën thirrje agjentëve tjerë rus të dorëzohen.

“Ky idiot ka besuar në premtime të shtetit të vet se nuk do ta lë nëse ai kapet”, ka thënë mashkulli me mjekër para se t’ia prej kokën me thikë.

Xhirimi zgjat 12 minuta, por autenciteti dhe identiteti i mashkullit nuk mundën të vërtetohen menjëherë, e as nuk është e njohur se kur ka ndodhur vrasja.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *