Home / Lajme / Rajon / Itali – Shkatërrohet klani mafioz që kontrollonte qendrën e emigrantëve

Itali – Shkatërrohet klani mafioz që kontrollonte qendrën e emigrantëve

Mafia kalabreze kontrollonte me qëllim biznesi e përfitimi një qëndër emirantësh në provincën e Krotones.

Autoritetet policore italiane në bashkëpunim me Policinë Financiare e Drejtorinë e Përgjithshme Antimafia kanë ekzekutuar gjatë natës së shkuar një mega operacion policor, i cili ka çuar në shkatërrimin e një klani të mafias kalabreze Ndragheta i cili kishte në zotërim qëndrën e emigrantëve në komunën Isola Capo Rizzuto në provincën e Krotones.

Operacioni i koduar “Jonny” në të cilin morën pjesë rreth 500 agjentë të policisë  ka çuar në arrestimin e 68 personave anëtarë të klanit mafioz Arena, një nga më historikët e Ndraghetas kalabreze në këtë territor.

Hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se klani Arena kontrollonte me qëllime përfitimi qëndrën e emigrantëve në qytezën e Isola Capo Rizzuto.

Kjo qëndër emigrantësh është një nga kampet më të mëdhaja të pritjes së emigrantëve në Europë.

Akuza ndaj të arrestuarve është fallsifikim dokumentacioni publik, mashtrim e përvetësim në dëm të shtetit, mashtrim fiskal, pjesëmarrje në aktivitet mafioz, armëmbajtje pa leje.

Mes të arrestuarve janë dhe kreu i qëndrës së mikpritjes së emigrantëve si dhe prifti i kësaj qyteze imzot Edoardo Scordio.

Gjatë mesditës, policia italiane pritet të japë detaje rreth këtij operacioni në një konferencë për shtyp.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *