Home / Lajme / Rajon / Itali – Skifterat i hyjnë në vilë policit italian për ta grabitur, plagoset shqiptari

Itali – Skifterat i hyjnë në vilë policit italian për ta grabitur, plagoset shqiptari

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në komunën Giugliano në provincën e Napolit në Itali.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 4:00 të mëngjesit të sotëm kur një bandë shqiptarësh po tentonin të grabisnin një vilë.

Por pronari i saj, i cili është një punonjës policie ka dëgjuar zhurmën dhe ka zbuluar grabitësit.

Kërkesës së tij për t’u dorëzuar grabitësit i janë përgjigjur me të shtëna zjarri. Pronari i vilës është kundërpërgjigjur duke qëlluar me pistoletën e tij të detyrës e ka plagosur njërin prej grabitësve.

I plagosuri është identifikuar nga policia italiane si shtetas shqiptar, rezident në komunën Castel Volturno, i skeduar nga autoritetet italiane për krime të mëparshme.

Aktualisht ai gjendet i shtruar në spitalin e Napolit. Gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë mjaft e rëndë, për shkak se plaga e marrë i ka shkaktuar humbje gjaku.

Ndërkohë anëtarët e tjerë të bandës kanë mundur të largohen e janë shpallur në kërkim.
Sipas pronarit të vilës banda e grabitësve përbëhej nga 3 persona.

Në vendngjarje policia italiane ka gjetur pistoletën e kalibrit 7.65 e përdorur nga grabitësit.


/Oranews.tv/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *