Home / Lajme / Rajon / Italia për të katërtën herë nikoqire e Samitit të G-7, katër liderë për herë të parë pjesëmarrëse në tubim

Italia për të katërtën herë nikoqire e Samitit të G-7, katër liderë për herë të parë pjesëmarrëse në tubim

Në Taormina, në ishullin Sicili, sot dhe nesër do të mbahet takimi i kreut të G7 (SHBA, Francë, Britani e Madhe, Itali, Gjermani, Kanada dhe Japoni).

Kjo do të jetë pjesëmarrja e parë në forumin e këtij formali për liderët e katër shteteve – presidenti amerikan Donald Tramp, presidenti i Francës, Emanul Makron, kryeministrja britanike Tereza Mej dhe kryeministri i Italisë, Paolo Xhentiloni.

Pjesëmarrësit e tjerë janë kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri kanadez Xhastin Trudo dhe kryeministri japonez Shinxo Abe.

Në takim janë të ftuar edhe përfaqësues të vendeve të BE-së, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Nigeri, Nigeria, Kenia, Etiopia dhe Tunizi.

Pritet që tema kryesore të jetë siguria e qytetarëve, theksojnë agjencitë.

Kryeministri italian, Xhentiloni kumtoi se do ta dërgojë në shqyrtim deklaratën për luftë kundër terrorizmit, transmeton TASS.

Për shkak të atentatin në Mançester dhe kujdesit të përforcuar nga kërcënimi terrorist në Britani të Madhe, kryeministrja britanike do të shkurtojë pjesëmarrjen e saj në forum.

Italia është kryesuese rotuese e G-7. Deri më tani ky vend pesë herë i ka organizuar takime e kreut të grupit në në vitin 1980 dhe 1987 në Venecia, në vitin 1994 në Napoli, në vitin 2001 në Gjenovë dhe në vitin 2009 në Kuila.

Mes temave në rebnd dite janë qëndrueshmëria ekonomike, ekologjike dhe sociale dhe zvogëlimi i pabarazisë.

Pritet që liderët të përpiqen ta bindin Trampin SHBA-ja të mos tërhiqen nga Marrëveshja e Parisit për klimën. Kryetari deklaroi se vendimin për këtë do ta marrë pasi që do të kthehet në Uashington nga turi i tij i parë jashtë vendit.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *