Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: BDI-ja ka kuadro më cilësor se Talat Xhaferi

Ivanov: BDI-ja ka kuadro më cilësor se Talat Xhaferi

“BDI-ja ka kuadro më cilësor se Talat Xhaferi, i cili provokon dhe besoj se do të vazhdojë me provokime”, deklaroi presidenti Gjorge Ivanov, në intervistën e tij në TV Nova,

 

Ai tha se edhe letrën e parë që e ka pranuar nga Xhaferi ka përmbajtur provokime dhe se është detyruar t’ia kthejë atë që ta kujtojë Xhaferin se është njeriu i dytë në shtet.

“Me vetë zgjedhjen për kryetar Kuvendi vijon detyra e tij dhe ajo është të respektojë Kushtetutën. Shpresoj se do të së shpejti do ta kuptojë se është kryetar Kuvendi, institucion që populli flet përmes tij”, tha Ivanov, i cili e vlerësoi si provokim vendosjen e flamurit shqiptar në kabinetin e Xhaferit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *