Home / Kryesoret / Ivanov dorëzohet, do t’ia japë mandatin Zaevit

Ivanov dorëzohet, do t’ia japë mandatin Zaevit

Presidenti i Maqedonisë ka filluar të japë shenja se ëhstë dorëzuar përballë shumicës së re parlamentare.

Burime nga kabineti i Ivanovit kanë lajmëruar në mënyrë joformale mediat se ky i fundit planifikon që një ditë para se të skadojë afati kushtetues prej dhjetë ditësh, Ivanov do t’ia japë mandatin kreut socialdemokrat Zoran Zaev,

Sipas këtyre burimeve, Ivanov po shqyrton garancat të cilat ditë më parë Zaev ia dorëzoi, ku garantohet sistemi unitar i shtetit.

Ndryshe Ivanov, jashtë kompetencave të tij kushtetues, nuk ia ndau mandatin shumicës së re parlamentare me arsyetimin se e ashtuquajtura “Drklaratë e Tiranës” rrezikon Maqedoninë. Pas kësaj, vijoi presioni ndërkombëtar ndaj tij për respektim të Kushtetutës dhe të normave demokratike.

Është e qartë se ishe takimi me diplomatin e lartë nga Uashingtoni Hoyt Bryan Yee, para rreth dhjetë ditëve, ai që ia ndryshoi qëndrimin kategorik Ivanovit për mosdhënien e mandadtit liderit të shumicës së re parlamentare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *