Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov drejt Turqisë

Ivanov drejt Turqisë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Forumin global të liderëve në organizim të Universitetit Bahçeshehir në Stamboll.

Presidenti Ivanov, siç kumtoi sot kabineti i tij do të mbajë ligjëratë në Forumin global të liderëve, e cila mbahet në temë “Aleanca strategjike dhe pikëpamje e re e lidershipit në kushte të balancit global të fuqive”.

Mes temave të diskutimit në Forumin global të liderëve janë “Presidenca e Trampit: Ndryshime në politikën amerikane dhe ndikimi i saj mbi sistemin botëror”. “Skenare të ardhshme për Bashkimin Evropian”, “Roli i Amerikës Jugore në sistemin botëror”, “Sigurimi dhe analizat politike për Lindjen e Mesme”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *