Home / Kryesoret / Ivanov i dha mandatin Zoran Zaevit – (VIDEO)

Ivanov i dha mandatin Zoran Zaevit – (VIDEO)

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot ia dorëzoi mandatin për përbërje të Qeverisë së re liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.Mandati për formim të Qeverisë është ndarë pasi që janë mënjanuar pengesat përkatësisht janë siguruar garancitë që i kërkonte presidenti për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe respektim të Kushtetutës.

Pengesat për ndarje të mandatit për përbërje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë mënjanuar. Sot i qasemi përmbushjes së nenit 84 alinea 1 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë për caktim të mandatarit për përbërje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja e cila ka shumicë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e propozoi z. Zoran Zaev të ejtë kandidat të cilit do t’i ndahet mandati për përbërje të qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, tha në paraqitjen e shkurtë presidenti Ivanov, transmeton Televizioni Koha.

Zoran Zaev u falënderua dhe theksoi se janë mënjanaur dy pengesat për ndarje të mandatit, përkatësisht kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i dërgoi letër presidentit Ivanov për formim të shumicës parlamentare, ndërsa ai si mandatar ka dhënë deklaratë në formë të garancës.

“Së pari garantojmë mbrojtje të unitaritetit, sovranitetit, integritetit territorial, pavarësisë dhe multietnicitetit të Republikës së Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje të rendit kushtetues dhe tërësisë territoriale të Republikës së Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje të interesave shtetërore dhe avancim të jetës së të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë religjioze, etnike dhe gjuhësore. Garantojmë se procesi i sjelljes së vendimeve për qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të jetë në përputhje me parimet themelore demokratike dhe sundimit të së drejtës, duke mos e sjellur Maqedoninë në gjendje të nënshtrimit apo varshmërisë ndaj një shteti tjetër. Asnjë dokument, platformë, deklaratë, akt apo veprim i cili është në kundërshtim me qëndriemt e lartpërmendura nuk mund të jetë kusht aspo bazë për formim dhe veprim të qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, theksoi Zaev në deklaratën gjatë ndarjes së mandatit, transmeton Televizioni Koha.

Mandatari i ri, Zoran Zaev, sipas Kushtetutës, në afat prej 20 ditëve prej ditës së besimit të mandatit, në Kuvend duhet të parashtrojë program dhe të propozojë përbërjen e Qeverisë. Qeverinë, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedhë Kuvendi me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputteëve.Shumica aktuale parlamentare në Kuvendin 120-anëtarësh të Maqedonisë ka mbështetjen e 67 deputetëve të koalicionit të kryesuar nga LSDM, BDI, BESA dhe Aleanca për shqiptarët. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *