Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov në Moskë do ta pranojë çmimin “Aleksej i Dytë”, do të takohet me Putinin dhe patriarkun Kirill

Ivanov në Moskë do ta pranojë çmimin “Aleksej i Dytë”, do të takohet me Putinin dhe patriarkun Kirill

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Federatën Ruse.

Presidenti Ivanov është dekoruar me çmimin “Shenjtëria e tij Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Aleksej i Dytë” për vitin 2016, që do t’i dorëzohet nga Patriarku i Kishës ortodokse të Rusisë, Kirill në ceremoninë solemne e cila do të mbahet sot në tempullin “Krishti shpëtimtar” në Moskë.

Кирил.jpg

Çmimi prestigjioz ndërkombëtar i cili i ndahet presidentit Ivanov paraqet mirënjohje për angazhimet e tij në përforcimin e marrëdhënieve midis ortodoksëve, rolin e religjionit në shoqëri dhe vendosjen, gjegjësisht përforcimin e parimeve të tolerancës fetare.

Ivanov sot do të realizojë takime me Patriarkun e Kishës ortodokse ruse, Kirill dhe me episkopin Tihon, Vikar të Patriarkut të Moskës dhe të mbarë Rusisë. Presidenti i Maqedonisë do të marrë pjesë edhe në një liturgji në tempullin në Moskë.

Nesër presidenti Ivanov do të ketë takim me presidentin e Federatës ruse, Vladimir Putin.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *