Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov takoi ambasadorët e vendeve të BE-së në Maqedoni

Ivanov takoi ambasadorët e vendeve të BE-së në Maqedoni

Kryetari i Shtetit, Gjorge Ivanov, ka mbajtur një takim pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian,

 

Sipas AIM-së, në takim është diskutuar për ngjarjet e tanishme pas përcaktimit të mandatarit për formimin e Qeverisë së re. Ivanovi ritheksoi përkushtimin e Maqedonisë për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE, si një nga prioritetet më strategjike të vendit.

Ivanovi konsideron se BE-ja duhet të caktojë datën për fillimin e bisedimeve, respektivisht të hapen kapitujt 23 dhe 24.

Në takim u shkëmbyen mendime dhe informacione për sfidat kyçe me të cilat përballet Maqedonia dhe rajoni, siç janë shtegtarët dhe kriza e sigurisë, radikalizmi ekstrem, retorika nacionaliste në rajon.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *