Home / Kryesoret / Ivanov taktizon, Zaev ofron garancitë – (VIDEO)

Ivanov taktizon, Zaev ofron garancitë – (VIDEO)

Garancionet që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duhet të dorëzojë tek presidenti i shtetit Gjorge Ivanov janë në fazën përfundimtare.Nga LSDM-ja presin që këto garanca do të jenë të mjaftueshme për Ivanovin që të jep mandatin për të formuar Qeverinë e re. Takimi mes Ivanovit dhe Zaev mund të ndodhë në fillim të javës, gjegjësisht të hënën ose të martën dhe pastaj në fund të javës pritet që Ivanov të deklarohet për dhënien e mandatit.Nga LSDM-ja përmes deklaratës me shkrim thonë se:

“Egziston Programi i qeverisë reformatore e cila garanton unitetin e Republikës së Kryeparlamentari i ri i Maqedonisë, Talat Xhaferi ditë më parë  i ka nisur një letër të dytë presidentit Ivanov, përmes së cilës i kërkon mandatimin e kreut të shumicës së re parlamentare, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re të vendit. Lajmi konfirmohet nga kabineti presidencial, por vendimi i presidentit mbetet ende i paqartë.

Maqedonisë, punën sipas Kushtetutës dhe në interes të perspektivës euro-atlantike.E me të gjitha gjasat, duket se Ivanov ende nuk është i gatshëm t’i japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Në njoftimin e publikuar nga Presidenca thuhet se Ivanov i qëndron vendimit të tij se e ashtuquajtura “platformë e Tiranës”, por edhe çdo dokument apo veprim tjetër kundër Kushtetutës së Maqedonisë, nuk mund të jetë kusht apo bazë për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë. Por çfarë ndodh nëse Ivanov refuzon ta mandatojë si kryeministër Zoran Zaevin.

LSDM thekson edhe njëherë se, për të mos lejuar defunksionalizimin e institucioneve, është e nevojshme urgjentisht që të bëhet transferimi i qetë i pushtetit.Por VMRO-ja e Nikola Gruevskit vijon të këmbëngulë se, mosdhënia e mandatit ndaj udhëheqësit të socialdemokratëve bëhet për mbrojtjen e interesave kombëtare.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *