Home / Lajme / Maqedoni / Ja çka thonte dikur Zaev për Bujar Osmanin (VIDEO)

Ja çka thonte dikur Zaev për Bujar Osmanin (VIDEO)

Të njejtëve, për të cilët kohë më parë pohonte se kanë qenë të zhytur në krim, mandatari Zoran Zaev, ju ofron mundësinë që të bëhen pjesë e kancelarisë së tij qeverisëse.

Në një intervistë për TV “Shenja”, gjatë dhjetorit të vitit 2015, Zaev duke u përgjigjur në pyetjen nëse ka një funksionar, gjegjësisht lëndë me të cilën do të merret Prokuroria Speciale Publike (PSP) lidhur me funksionarët e BDI-së, kreu i LSDM-së tha:

“Po. Po. Janë ngritur denoncime penale. Mendoj se denoncime penale janë ngritur për Bujar Osmanin, Musa Xhaferin. Janë ngritur denoncime të tilla penale edhe për disa politikanë, që kanë të bëjnë me Zonën industriale ekonomike të Tetovës. Një gjë të tillë avokatët e mi e dinë edhe më mirë. Por nuk është shumë me rëndësi se cfarë kemi ngritur ne, Specialja me marrjen në dorë të materialeve, do të shqyrtojë për krimin në rastet e tilla“./kurir.mk/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *