Home / Shëndeti / Ja disa kura natyrale për të lehtësuar pickimin nga mushkonjat tek bebet.

Ja disa kura natyrale për të lehtësuar pickimin nga mushkonjat tek bebet.

Me ardhjen e të nxehtit vijnë edhe të urryerat mushkonja, që janë shkaku më i zakonshëm i netëve pa gjumë gjatë këtij sezoni. Ajo zhurma e bezdisshme rrëzë veshit do të vinte në provë të vështirë edhe nervat e atyre personave që janë më të fortë. Për të mos folur më pas për pickimet që në disa raste skuqen shumë dhe shkaktojnë kruajtje dhe djegie. Pickimi nga mushkonjat zakonisht ndodh gjatë periudhës kur dielli lind dhe perëndon, atëherë kur mushkonjat janë më aktive. Për fat të mirë, në viset tona mushkonjat nuk bartin sëmundje serioze siç është malaria, andaj pjesa më e madhe e pickimeve nuk janë të rrezikshme. Por në treg ekzistojnë produkte të ndryshme për të qetësuar pickimet e bezdisshme dhe për të mbajtur larg mushkonjat. Por të mos harrojmë se ekzistojnë edhe metodat natyrale për t’u aplikuar. Të shohim se cilat janë ato.

Vajrat esencialë

Nëse e urryera mushkonjë ka pickuar lëkurën tuaj ju mund t’u drejtoheni vajrave esencialë bimorë, që janë mjaft rezultativë.

Në veçanti, ne rekomandojmë:

– Vaji esencial i livandos, duke e aplikuar mbi lëkurë qetëson dhimbjen dhe heq kruajtjen;

-Vajrat esencialë të citronellës dhe të barbarozës janë shumë të dobishëm, sepse mbajnë larg mushkonjat;

– Vaji i pemës së çajit, i përdorur fillimisht në Australi nga vendasit më shumë se 1000 vjet më parë. Është një ndihmës i parë urgjent natyral;

-Vaji “Neem” vepron si qetësues, por edhe si ilaç kundër insekteve

Edhe Aloe Vera, një bimë me veti të shumta, na vjen në ndihmë. Rezulton mjaft efektive në trajtimin e pickimeve të insekteve. Ajo është një antiseptik dhe antiinflamator i fuqishëm. Duke aplikuar pak nga tuli apo xheli i Aloe Verës në vendet e pickimit ju do të ndieni menjëherë një ndjenjë freskie dhe lehtësimi. Por në vend të Aloe Verës ju mund të përdorni edhe një fetë qepe.

“Ilaçet e gjyshes”

Tradicionalisht ekzistojnë edhe ilaçet apo kurat e “shtëpisë” që vazhdojnë të këshillohen ende nga gjyshet tona për t’u shpëtuar mushkonjave dhe pickimeve të bezdisshme të tyre:

– Kripa

Ajo është e dobishme për lehtësimin e kruajtjes. Mjafton të njomni pak me ujë sipërfaqet e pickimeve dhe më pas të vendosni butësisht mbi to kripë;

-Bikarbonat natriumi

Ju duhet të përgatisni vetëm një masë të përbërë prej bikarbonatit të natriumit dhe ujit dhe ta aplikoni atë në zonat ku ju kanë pickuar mushkonjat. Kruajtja do të zhduket në një kohë mjaft të shkurtër.

-Limoni

Ju mjafton vetëm të prisni një fetë limoni dhe ta kaloni nëpër zonat ku iu është shkaktuar kruajtja. Irritimi dhe kruajtja do të zhduket menjëherë.

Për shtëpinë

Për të mbajtur mushkonjat larg nga shtëpia, ju mund të përdorni aromë limoni, ndoshta nga ato të cilat vendosen në prizë pranë dritareve dhe ballkoneve.

Çfarë janë mushkonjat dhe pse ushqehen me gjak

Mushkonja është një insekt fluturues që bën pjesë në klasën  Ditteri, në familjen Culicidi. Është i përhapur në të gjithë botën në rajonet e ngrohta, nëntropikale dhe tropikale, përfshirë Amerikën e Veriut, Meksikën, Amerikën Qendrore, Afrikën, Azinë dhe Europën.  Si territor për të jetuar, mushkonjat preferojnë vende me ujë dhe që janë të pasura me gjelbërim. Larvat e tyre rriten në ambiente që kanë një bimësi të madhe dhe të rrënjosura mirë, si orizoret, kanalet e kullimit të ujërave, këneta, brigjet e liqeneve. Femrat e mushkonjës lënë zonat e riprodhimit dhe gjatë natës ushqehen kryesisht me gjakun e gjitarëve, përfshirë dhe njeriun, edhe pse për disa lloje preferojnë zogj dhe zvarranikë. Për të thithur gjakun, femrat janë të pajisura me një aparat të gojës të gjatë dhe shpues, të ngjashëm me një thithëse. Ky tub i vogël nuk është i pranishëm te meshkujt, të cilët jetojnë me nektarin dhe limfën e bimëve. Femrat pinë një sasi gjaku të barabartë me 1,7 herë sa pesha e tyre. Në bazë të shumë hulumtimeve laboratorike, rreth 20 për qind e popullatës botërore hyn në kategorinë e tërheqjes së madhe të mushkonjave. Mushkonjat janë qenie vizuale, veçanërisht kur lëvizin në orët e vonshme të pasdites dhe mënyra e parë e kërkimit për njerëz është përdorimi i shikimit. Njerëzit të cilët veshin rroba të errëta – të zeza, blu të errët dhe të kuqe – theksohen në mënyrë të veçantë, dhe pastaj si faktorë tjerë të atraktivitetit janë lëvizjet. Kur zgjedh vizualisht viktimën potenciale, ajo fillon të mbledhë aromat e saj. Njerëzit te të cilët metabolizmi është më i shpejtë prodhojnë më shumë dyoksid të karbonit, dhe e njëjta gjë vlen edhe për njerëzit më të gjatë dhe gratë shtatzëna. Edhe pse dyoksidi i karbonit është elementi kryesor sa u përket aromave, duhet të përmenden edhe gjërat e tjera të lidhura me frymëmarrjen, por edhe lëkurën.

 

 

Çfarë shkakton pickimi?

Alergji

Irritim të lëkurës

Kruajtje në trup

Puçrra të kuqe

Sëmundje infektive

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *