Home / Lajme / Maqedoni / Ja kush janë deputetët që do t’i zëvendësojnë Zaevin dhe ministrat tjerë

Ja kush janë deputetët që do t’i zëvendësojnë Zaevin dhe ministrat tjerë

Pas votimit të qeverisë së re të Maqedonisë, gjashtë kandidatë për deputetë të LSDM-së do të zënë vendet e pesë ministrave dhe të kryeministrit të ardhshëm,

Në vendin e Damjan Mançevskit, që do të jetë ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, do të vijë Liljana Popovska nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë, parti që mori pjesë në zgjedhje si koalicion me LSDM-në.

Në vend të Renata Deskoskës, që do të jetë ministreshë e Arsimit dhe Shkencës, do të vijë Nikica Korubin, gjithashtu nga RDM-ja, përcjell “Telegraf”.  Vendin e Oliver Spasovskit, që do të jetë ministër i Punëve të Brendshme, do ta zë Mirosllav Jovanoviç.

Vendin e Ljupço Nikollovskit, që do të jetë ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, do ta zë Sllavica Shumanska – Miteva.  Ndërkaq, Zoran Zaevin, i cili do të jetë kryeministri i ri i vendit, do ta zëvendësojë Sashko Atanasov, kurse Radmilla Sheqerinskën, ministre e ardhshme e Mbrojtjes, do ta zëvendësojë Beti Rabaxhievska-Naumovska.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *