Home / Lajme / Botë / Ja nga cili bakter rrezikoheni nëse nuk lani çarçafët rregullisht

Ja nga cili bakter rrezikoheni nëse nuk lani çarçafët rregullisht

Mikorbet, bakteret dhe mikroorganizmat bashkëjetojnë në simbiozë me njeriun ndonëse këto të fundit nuk shihen me sy të lirë.

Gjithçka mund të shkojë mirë, deri në momentin kur këto mikrogjallesa bëhen burim infeksionesh dhe virusesh e vendi më i rrezikuar është shtrati. Sigurohemi që veshjet të jenë të pastra e të hekurosura, por çfaçafëve e shtresave të krevatit nuk i kushtojmë shumë rëndësi, shkruan Living.al.

Philip Tierno, një profesor i mikrobiologjisë dhe patologjisë në Shkollën e Mjekësisë të NYU, thotë për The Independent se në shtratin e gjithësecilit prej nesh grumbullohen sasi të mëdha të grimcave, duke përfshirë qelizat e lëkurës njerëzore, që shërbejnë si ushqim për marimangat e pluhurit, të cilët janë shumë alergjike.

Çarçafët e palarë mund të jenë gjithashtu burim lulëzimi për sporet, mykyn madje dhe mikro insektet përgjegjëse për alergjitë e jo vetëm.

Tierno thotë se bakteret stafilokok mund të mbijetojnë nëse shtresat nuk lahen rregullisht me ujë të nxehtë. Derisa ky lloj bakteri jeton në lëkurën tonë, mund të merret fare lehtë nga një prerje duke infektuar organzimin.
Tierno këshillon larja e çarçafëve një herë në javë.

Gjithashtu lexo

Të paktën 28 persona humbën jetën në një sulm vetëvrasës të trefishtë në Nigeri

Të paktën 28 persona humbën jetën ndërsa më shumë se 80 janë lënduar në sulmin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *