Home / Gatojca / Ja pse duhet t’i bëni reçel qepët e kuqe

Ja pse duhet t’i bëni reçel qepët e kuqe

Ky mendim për të bërë reçel nga qepët e kuqe mund të tingëllojë një ide e çmendur për disa, por është një produkt shumë i vërtetë dhe është shumë i shijshëm. Nëse ndonjëherë i keni shijuar qepët plotësisht të karamelizuara, ju e dini se janë tepër të ëmbëla dhe me aromë të këndshme.

Receta
Përbërësit:

1 lugë gjelle vaj
700 gram qepë të kuqe
60 gramë sheqer
1 fletë dafine
1 shkop kanellë
1/4 lugë çaji kripë

Përgatitja:
Vendoseni vajin, qepët, sheqerin, fletën e dafinës, shkopin e kanellës dhe kripën në një tigan, duke u siguruar që dafina dhe kanella të futen nën qepë dhe të mbulohen. Vendosni një kapak. Vendoseni tiganin në sobë me nxehtësi të mesme në të ulët dhe gatuajini të mbuluara, derisa qepët të jenë shumë të buta (20-30 minuta). Hiqeni kapakun dhe rrisni nxehtësinë. Trazojeni vazhdimisht deri sa të trashet. Ju bëftë mirë!

Gjithashtu lexo

Çokollata ‘Raffaello’: toptha më të shijshëm për vetëm 15 minuta!

Nevojiten: ▪ 5 dl qumësht ▪ 3 pudingë vanilje ▪ 200 g sheqer pluhur ▪ …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *