Home / Kryesoret / Ja si i blente pronat publike partia e Gruevskit (Dokument)

Ja si i blente pronat publike partia e Gruevskit (Dokument)

Ndërmarrje të njohura ndërtimtare në vitin 2015 kanë blerë zyra nga EVN Maqedoni dhe nga Ndërmarrja Publike Pyjet e Maqedonisë dhe pas disa muajve të njëjtat ua kanë shitur për çmim pak më të lartë VMRO-DPMNE-së e cila në atë ishte në pushtet,

Ashtu siç shkruan BIRN ata janë kompanitë “Bauer BG” dhe “Zhikoll”, të cilat në periudhën dhjetëvjeçare të pushtetit të VMRO-DPMNE-së kanë punuar në shumë projekte qeveritare pasi që të njëjtat janë zgjedhur në tenderë.

Katër prona të blera në të njëjtën mënyrë

Në aksionin në të cilën njihet modeli, VMRO-DPMNE ka blerë katër zyra ose gjithsej 800 metra katrorë në Resnjë, Krushevë, Gazi Babë dhe në fshatin e Dibrës, Mal Papradnik.

Në rastin e parë “Bauer BG” në fillim të vitit 2015 ka legalizuar një ndërtim pa leje në katin përdhesë të një ndërtese në Autokomandë dhe menjëherë në mars të të njëjtit vit ia ka shitur VMRO-DPMNE-së si zyrë me çmim prej 14.000 eurove.

Në rastin e dytë gjithashtu “Bauer BG” ia ka shitur një pronë VMRO-DPMNE-së, e cila ndodhet në afërsi të Liqenit të Dibrës me çmim prej 42.000 euro.

Gjithashtu edhe në rastin e tretë aktorët kryesor janë “Bauer BG” dhe VMRO-DPMNE. Ndërmarrja ndërtimtare në vitin 2015 ka blerë zyra nga EVN Maqedoni në Krushevë, ndërkaq në gusht të njëjtat ia ka shitur VMRO-DPMNE-së. “Bauer BG” nga EVN i ka blerë 138 metra katrorë për 54.301 euro, ndërkaq VMRO-DPMNE-së ia ka shitur për 55.781 euro.

Në rastin e katërt. Kompania nga Strumica gjithashtu ka blerë 500 metra zyra dhe thuajse 1.300 metra tokë në Resnjë nga EVN për 184.000 euro, ndërkaq për tre muaj më pas të njëjtat ia ka shitur VMRO-DPMNE-së për 200.000 euro.

TEMAT:

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *