Home / Kryesoret / Ja si vjedhin hajnat në Shkup (VIDEO)

Ja si vjedhin hajnat në Shkup (VIDEO)

Me kapela, tre persona po bëhen gati për vjedhje në një dyqan të kafesë në Fushë Tophane të Shkupit. Njëri prej tyre bënë rolin e rojtarit, kurse dy të tjerët po përpiqen të hyjnë brenda lokalit. Plani i tyre duket se shkon mirë, por hajnat nuk e kishin vërejtur kamerën e sigurisë tek shitorja tjetër, e cila  ka filmuar tërë ngjarjen.

Pronari i këtij lokali nuk deshi të flas për atë që i ka ndodhur. Ndërsa cak i grabitjeve janë edhe dyqane të tjera.

“Këto vite më shumë janë shpeshtuar vjedhjet dhe nuk interesohet askush, për këtë lagje, por tani ka më tepër hajna”, tha Gafur Berisha, Banor.

Edhe Asret Ajdini që ka dyqanin në këtë lagje thotë se dyqani i tij disa herë është grabitur. Ai thotë  se vetëm në një rast janë kapur autorët e grabitjes nga ana e policisë.

 “Sidomos kjo pjesa këtu kamë vërejtje se tek kjo pjesa nuk kanë marr masa nga komuna asgjë për tu bërë në këtë kompleks për të mirëmbajtur ose për të siguruar diçka. Mund ta shihni edhe vet qe kemi vendosur këto për ti mbrojtur vetëm pronat tona por përsëri është rrezik”, tha shitësi, Asret Ajdini.

E vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga hajnat, pronarët e dyqaneve kanë gjetur një zgjidhje.

Jemi në kompleksin Treska në Fushë Tophanë, këtu vjedhje po ka çdo ditë, por banorët thonë se e vetmja zgjidhje për tu mbrojtur nga hajnat janë këto tela të vendosura në gjitha dyqanet.

Nga Ministria e Brendshme nuk i përgjigjen thirrjeve tona pas kërkesave edhe të pronarëve të këtyre dyqaneve, për të shtuar masat e sigurisë dhe për të zbardhur vjedhjet e shpeshta.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *