Home / Lajme / Maqedoni / “Jam i lodhur”, thotë Gruevski, thirr partinë të përgatitet për opozitë?

“Jam i lodhur”, thotë Gruevski, thirr partinë të përgatitet për opozitë?

Ka folur edhe Gruevski, i cili përveçse ka thirrur anëtarësinë të përgatitet për dorëzim pushteti, ka kërkuar që anëtarët e Komitetit të bisedojnë me bazën dhe të mundohen që të njëjtën ta mbajnë homogjene dhe të mos përçahet. Jam i lodhur, ka thënë Gruevski, ndërsa ka treguar se tre muajt e fundit, asnjë përfaqësues ndërkombëtar nuk ka pranuar ta takojë.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të mbajtur të martën në mbrëmje i ka njoftuar anëtarët që të përgatiten për në opozitë.

Siç merr vesh  KOHA nga burime partiake, Gruevski ndërkohë ka dhënë urdhër për mospengimin e procedurës së zyrtarizmit të Talat Xhaferit për kryetar Parlamenti dhe shpalljen e vendimit në Gazetën zyrtare.

Të njëjtat burime partiake thonë se paraprakisht gjatë mbledhjes, ish kryeparlamentari Trajko Veljanovski prerë i ka thënë Gruevskit se nuk do të ulet më në karrigen e kryesuesit të senacës, kurse më vonë ai ka mbledhur gjësendet e veta nga kabineti.

Anëtari tjetër i komitetit ekzekutiv, Nikolla Popovski, ka thënë se nëse para të enjtes së dhunshme 95 për qind e ndërkombëtarëve nuk na kanë mbështetur, tani  195 janë kundër nesh.

Ka folur edhe Gruevski, i cili përveç se ka thirrur anëtarësinë të përgatitet për dorëzim pushteti, ka kërkuar që anëtarët e Komitetit të bisedojnë me bazën dhe të mundohen që të njëjtën ta mbajnë homogjene dhe të mos përçahet.

Jam i lodhur, ka thënë Gruevski, ndërsa ka treguar se tre muajt e fundit, asnjë përfaqësues ndërkombëtar nuk ka pranuar ta takojë.

Madje, Gruevski ka thënë se asnjë kërkesë e tij për vizita zyrtare jashtë vendit nuk është miratuar, ndërsa u ka thënë anëtarëve të Komitetit ekzekutiv që nga mesi i këtij muaji, edhe zyrtarisht VMRO do të kalojë në opozitë.

Ai është treguar i gatshëm të tërhiqet nga posti i kryetarit ndërsa këtë ka paralajmëruar ta bëjë në Kongresin e jashtëzakonshëm që pritet të ndodhë shumë shpejt.

Në ndërkohë, në VMRO tashmë kanë nisur të liferojnë emrat e mundshëm për zëvendësues të Gruevskit në postin e kryetarit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *