Home / Kryesoret / Janeva: Gruevski do sillet para gjyqit dhe do përgjigjet

Janeva: Gruevski do sillet para gjyqit dhe do përgjigjet

Qeverisja dhjetëvjeçare e VMRO-DPMNE-së është rezultat i veprimeve kriminale dhe kërcënimeve. Kështu thotë në një intervistë për Dojçe Vele prokurorja speciale publike, Katica Janeva, e cila pret që të vazhdohet mandati i PSP, dhe fton të gjithë qytetarët nëse kanë incizime ose dëshmi për vepra të kryera kriminale dhe më tutje të bashkëpunojnë me prokurorinë speciale.

 Pritjet e saj janë se ish-kryeministri Nikolla Gruevski do të sillet para gjyqit dhe do të përgjigjet për dyshimet dhe akuzat për të cilat ngarkohet, por Janeva refuzon të prognozojë për ecurinë e atij procesi duke u thirrur në barabarësinë para ligjit dhe në prezumimin e pafajësisë. Megjithatë, ajo nuk ka dilema se në Maqedoni gjatë 10 viteve të kaluara është qeverisur me vepra kriminale dhe kërcënime.

Me marrëveshjen e Përzhinos, PSP ka fituar mandat 18 mujor që të hulumtohet dhe procesuohen incizimet nga bisedat e përgjuara, të cilat i publikoi LSDM opozitare. Mandati i PSP-së skadon në fund të muajit qershor. Nga VMRO-DPMNE në disa raste janë shprehur se janë kundër vazhdimit të mandatit, por shumica në parlament dhe bashkësi ndërkombëtare insistojnë që prokuroria deri në fund të kryejë detyrën e saj. Pritet pas formimit të Qeverisë së re, një prej pikave të para në Kuvend të jetë pikërisht vazhdimi i mandatit të PSP për çka ka shumicë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *