Home / Lajme / Maqedoni / Jazhinca, fshati i Tetovës me ambulancë por pa mjek

Jazhinca, fshati i Tetovës me ambulancë por pa mjek

E riparuar dhe e zbukuruar së fundmi, ambulanca në fshatin Jazhincë, vazhdon të mos jetë në shërbim të banorëve të këtij fshati.

Pas alarmimit në televizionin Alsat për gjehkimndjen e vështirë të kësaj ambulante të fshatit Jazhincë, shtëpia e Shëndetit në Tetova mori iniciativë për ta rregulluar dhe zbukuruar në këtë gjendje që e shihni, megjithatë kjo nuk ka zgjidhur problemin. Banorët ankohen, ata thonë se nuk kemi nevojë për ambulantë të bukur, kemi nevojë për mjek. Edhe përkundër faktit se ky objekt është rinovuar që prej disa muajsh mjek kujdestar ende nuk ka në këtë objekt”.

Pikërisht si pasojë e kësaj mungese, nuk është e rrallë që gjendja e të sëmurëve të përkeqësohet rrugës për në spitalin e Tetovës. Rasti i fundit ishte ai i fëmijës së kreut të fshatit, që ndërroi jetë gjatë dërgimit në spital. “Na ka ndodh neve, fëmija është rrëzuar në rrugë pikërisht i familjes sime dhe duke e dërguar në spital ka ndërruar jetë dhe vetëm mjekët konstatuan vdekjen dhe aq.” – thotë për Alsat-M, Nafi Bexheti, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Jazhincë.

Banorët shprehen të revoltuar që janë lënë tërësisht pas dore dhe që rrezikohen jetë njerëzish, shkaku i neglizhencës së funksionarëve.

“Si s`kemi nevojë për mjek kemi pleq s`mund ti çojmë larg po vjen koha e dimrit, verës ia bëjmë disi por dimrit na duhet ta kemi mjekun. Së paku dy herë në javë të kemi ndonjë mjek të na bëj kontroll se pleq kem”.

“Në një vend ku nuk ka mjek ik prej atij vendi, po ku të shkojmë ne 250 shtëpi ka fshati ku të shkojmë të shpërngulemi. Ne jemi lënë pasdore. Para ca muajsh u rinovu ambulanca na thanë që do ketë edhe mjek edhe barnatore, as njëra as tjetra. Mund të vdes dikush që nuk ka veturë apo mjet me çka ta dërgoj deri në Vratnicë apo Tetovë”.

“Mjek nuk ka, për mjek jemi në zor po nuk vinë. Ky fshat duhet të ketë mjek” – shprehen të indinjuar  banorët e fshatit.

Ndërkohë nga Shtëpia e Shëndetit, zvarritjen për sigurimin e mjekut në këtë fshat, e arsyetojnë me situatën politike të muajve të fundit.

“Gjendja aktuale politike, zgjedhjet që vitin e kaluar u anuluan në dy raste bënë vonesën dhe aktualisht edhe mos zgjedhja e Qeverisë janë çështje që neve në anën ligjore nuk na lejojnë për hapje të konkursit për ta dhënë në koncesion.” – deklaroi Besmal Shefiti, drejtor në SH. Shëndetit Tetovë

Megjithatë në këtë fshat mjek nuk ka për më shumë se një dekadë. Në të nuk gjen as ambulancë private, as dentist dhe as barnatore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *