Home / Sport / Jese kërcënon Barcelonën (Foto)

Jese kërcënon Barcelonën (Foto)

Barcelona ndeshjen e radhës në La Liga do ta luaj si mysafire e La Palmasit, të dielën, nga ora 20:00

Jese Rodriguez, ylli i La Plamasit, i cili është rritur te skuadra e Real Madridit, ka kërcënuar ekipin e Luis Enriques.

Sulmuesi spanjoll ka thënë se të dielën dëshiron t’i shënoj gol ekipit katalunas, dhe t’ia dhuroj titullin e La Ligas Real Madridit

“Unë do të doja të shënoj gol në çdo ndeshje. Më pëlqen të shënoj kundër Barcelonës dhe t’i dhuroj La Ligën Real Madridit, unë nuk do të gënjej”, ka deklaruar Rodriguez për media spanjolle, përcjell Express.

“Qëllimi im është që të luaj mirë dhe të ndihmoj. Messi, Suarez e Neymar janë lojtarë shumë të mirë, siç janë lojtarët që luajnë në Madrid. Barça dhe Reali kanë skuadër shumë të mirë”, ka theksuar ai.

Jese Rodriguez është në pronësi të Paris Saint-Germain, por është i huazuar te Las Palmas deri në fund të sezonit. Jese në Francë është transferuar verën e kaluar nga Real Madrid.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *