Home / Lajme / Botë / Jetimët sirianë, në luftën tjetër për mbijetesë

Jetimët sirianë, në luftën tjetër për mbijetesë

Muhittin dhe Nada, vëlla e motër të cilët kanë humbur familjen e tyre në sulmet ajrore të regjimit të Bashar al-Assadit, në pjesën periferike veriore të qytetit Halep në Siri, pavarësisht moshës së vogël të tyre, përpiqen të mbijetojnë duke harruar dhimbjen, raporton Anadolu Agency (AA).

Muhiddin dhe Nada në moshën nëntë dhe tetëvjeçare, në sulmin e ndërmarrë nga regjimi më 18 prill në rajonin Urum el-Kubra humbën nënën, babanë, gjyshen dhe dy vëllezërit e tjerë.

Ekipet e mbrojtjes civile të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes pas sulmit, arritën të shpëtonin nën rrënojat e shtëpisë së shembur dy fëmijët, ku Muhittin ishte i plagosur rëndë në kokë dhe Nada e plagosur lehtë.

Djali i xhaxhait të jetimëve, Osman Dervish, i cili jeton bashkë me jetimët në shtëpinë e tij, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka shpjeguar se Muhittin ka përjetuar ditë të vështira trajtimi dhe se situata e tij është kritike.

Duke vënë në dukje se në kokën e Muhittinit ndodhen ende dy thyerje, Dervish është shprehur se ai gjithashtu ka edhe dy thyerje në këmbë, ndërsa Nada është në gjendje më të mirë.

Nada, e cila një pjesë të madhe të ditës e kalon pranë vëllait të saj që ndodhet në shtrat, herë pas here ajo luan me bashkëmoshataret e saj mbi rrënojat e shtëpive të shembura.

Pas pyetjes se çfarë ka ndodhur në momentin e sulmit, me lotët në fytyrën e saj të plagosur Nada tha: “Erdhi avioni, qëlloi, më pas unë dola jashtë. Na dërguan në spital me ambulancë.”

Pasi është shprehur se “nëna dhe babai na presin në xhenet”, Nada ka theksuar se para sulmit kishte vajtur tek shkolla dhe se librat i kanë mbetur nën rrënojat e shtëpisë së shembur. Ajo më tej ka shprehur dëshirën për shërimin e vëllait të saj dhe më pas bashkë të shkojnë në shkollë.

Osman Dervish për momentet e sulmit shprehet: “Pasi dëgjova një shpërthim vajta menjëherë në vendin e ngjarjes. Shtëpia e qëlluar ishte shtëpia e xhaxhait tim. Menjëherë pas ngjarjes mbërritën ekipet e mbrojtjes civile, ku pas punimeve ekipet arritën të nxirrnin të gjallë Muhittinin.”

Duke bërë të ditur se Muhittini ishte i plagosur rëndë dhe e dërguan në spital, Dervish tha se përveç dy fëmijëve të xhaxhait në sulm ka humbur jetën e gjithë familja e xhaxhait.

Ndër të tjera ai ka shtuar se situata e Muhittinit është stabile dhe se një herë në çdo 15 ditë kryejnë kontroll në spital. Dervish ndër të tjera ka theksuar se ai po përpiqet me ato mundësi që ka për të mbështetur dhe për t’u kujdesur për fëmijët e xhaxhait në lidhje me mjekimin e tyre.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *