Home / Lajme / Kronika e zezë / Jetonte me tre fëmijë të vegjël, por shqiptari e kishte mbushur shtëpinë me drogë

Jetonte me tre fëmijë të vegjël, por shqiptari e kishte mbushur shtëpinë me drogë

Një shqiptar që jeton në Itali, e kishte mbushur banesën me drogë, por falë një operacioni të policisë gjithçka u zbulua ditën e enjte. 32-vjeçari, me banim Romano di Lombardia dhe i njohur për policinë, është arrestuar mbrëmjen e së enjtes me 3.5 kg drogë e llojit kokainë.

Policia italiane në Lombardi ka kryer një kontroll të imtësishëm në shtëpinë e shqiptarit ku janë gjetur edhe doza heroine dhe materiale të tjera për paketimin e drogës. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe mbi 1100 euro.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, jetonte në shtëpi me një grua 33-vjeçare dhe tre fëmijë të moshës 1, 5 dhe 8 vjeç.

Gjithashtu lexo

Aksident i rëndë në Pletvar, humb jetën një person

Një person ka humbur jetë në aksidentin rrugor që ndodhi sot në orën 13:15 në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *