Home / Lajme / Botë / Joe Biden: Obama i gatshëm të rikthehet në politikë

Joe Biden: Obama i gatshëm të rikthehet në politikë

Barack Obama është i gatshëm që të bëjë fushatë për Partinë e Demokratëve, ka thënë Joe Biden, duke lënë të kuptohet se ish-presidenti amerikan nuk planifikon që të pensionohet nga politika ende.
Në një darkë vjetore, Biden hodhi poshtë thashethemet se ai do të garojë për president në zgjedhjet e 2020-s, por tha se ai dhe Obama do të bëjnë çfarëdo që munden për të ndihmuar në dhënien formë të debatit publik, transmeton Express.

“Unë jam i gatshëm që të ndihmojë në mbledhjen e parave, rekrutimin e kandidatëve, në fushatë – siç është edhe Obama – kurdo që dëshironi, thjesht më tregoni,” ka thënë Biden, raporton The Hill.

Qëkur e la Shtëpinë e Bardhë para më shumë se 100 ditëve, Obama është parë vetëm në pushime në Karaibe dhe së fundmi dha fjalimin e parë publik pas presidencës në një ngjarje të komunitetit të të rinjve në Çikago.

Në këtë fjalim, Obama nuk përmendi asnjë ngjarje politike apo pasuesin e tij Donald Trump.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *