Home / Lajme / Botë / Kafeja ul rrezikun e kancerit në mëlçi

Kafeja ul rrezikun e kancerit në mëlçi

Sipas një studimi më të ri, kafeja besohet të ketë ndikim të konsiderueshëm në uljen e rrezikut të zhvillimit të kancerit në mëlçi.

Hulumtuesit në universitetet e Southampton dhe Edinburgh kanë ekzaminuar të dhënat nga 26 studime që përfshijnë më shumë se 2.25 milionë pjesëmarrës.

Krahasuar me njerëzit që nuk pinë kafe, ata që e pinin një filxhan kishin 20 përqind rrezik më të vogël që ta zhvillonin formën më të shpeshtë të kancerit në mëlçi.

“Kafeja besohet në mënyrë të madhe që posedon një rang të dobive shëndetësore, dhe këto të gjetura të fundit sugjerojnë që mund të ketë një efekt të konsiderueshëm në rrezikun e kancerit të mëlçisë”, tha udhëheqësi i këtij hulumtimi, Doktor Oliver Kennedy, nga Universiteti i Southamopton.

Rezultatet e publikuara në ditarin BMJ Open, po ashtu gjetën që ata që pinë dy filxhanë kanë 35% rrezik të reduktuar që të vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa pirja e pesë filxhanëve e ulte rrezikun përgjysmë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *