Home / Lajme / Maqedoni / Kamioni me targa kosovare pëson aksident në magjistralen Kriva Pallankë-Veles

Kamioni me targa kosovare pëson aksident në magjistralen Kriva Pallankë-Veles

Një kamion me targa kosovare ka dalë nga rruga magjistrale Kriva Pallankë – Kumanovë te fshati Dllaboçicë,

Kamioni, i cili ka qarkulluar drejt Kumanovës, ka udhëtuar nga vendkalimi kufitar Deve Bair, ndërsa para lokalitetit Procesçnik mes fshtrave Dllaboçicë dhe Psaça, është rrëshqitur për shkak të rrugës së lagësht dhe ka dalë në anën djathtë të rrugës.

Sipas njohurive të para, shoferi i kamionit, i moshës 50-vjeçare, ka kaluar pa lëndime, ndërsa kamionin e sigurojnë policë, me qëllim të rregullimit të komunikacionit.

Komunikacioni në magjistralen Kumanovë – Kriva Pallankë po zhvillohet pa pengesa.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *