Home / Lajme / Kronika e zezë / Kamjan, aksidentohet  8 vjeçari – (VIDEO)

Kamjan, aksidentohet  8 vjeçari – (VIDEO)

Në rrugën regjinale Tetovë-Pirok konkretisht në fshatin Kamjan dje rreth orës 13 ka ndodhur një aksident ku një veturë e tipit “ Seat Kordoba” me targa të Tetovës e drejtuar nga 42-vjeçari me iniciale T.A ka aksidentuar një fëmijë të moshës 8-vjeçare këmbësorë nga Kamjani. Me të njëjtën veturë fëmija i lënduar është dërguar në spitalin klinik të Tetovës dhe pas marrjes së ndihmës për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në klinikat e Shkupit ku edhe është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm. Pas kryerjes së ekspertizës po vërtetohet shkaku i aksidentit rrethanat në të cilat ka ndodhur si dhe detajet tjera. Fillimisht si shkak i këtij aksidenti është mos përshtatja e shpejtësisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *