Home / Lajme / Maqedoni / Kanal 5 ”përzë” nga puna gazetarin Vasko Eftov

Kanal 5 ”përzë” nga puna gazetarin Vasko Eftov

Gazetari Vasko Eftov, i cili drejton emisionin ”Në Qendër” së fundmi është ”përzënë” nga televizioni Kanal 5, ku u punësua pas pushimit nga puna, nga Alsat-M, për shkak të fyerjeve të bëra ndaj figurës së heroit kombëtar, Adem Jashari,

 

Portali PlusInfo bën të ditur se udhëheqësia e Kanal 5 ka marrë vendimin për ta larguar nga puna për shkak të ankesave dhe paralajmërimeve të shumta se në emisionin e tij, Eftov përdor shpifje dhe nënçmime.

Kulmi i shpifjeve të tija konsiderohet pohimi për gjoja Federic Mogherini dhe Johannes Hahn janë nën kontrollën e George Soros.

Një hap të ngjashëm Kanal 5 mori edhe ndaj gazetarit kontraverz, Milenko Nedellkovski, emisioni i të cilit tani transmetohet në një tjetër televizion dhe është shumë pak i shikueshëm.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *