Home / Kryesoret / Kapen dy bullgarë me kanabis në pikën kufitare të Qafë-Thanës

Kapen dy bullgarë me kanabis në pikën kufitare të Qafë-Thanës

Policia Kufitare Shqiptare godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas policisë, u  sekuestruan 22 pako me peshë 77 KG lëndë e dyshuar narkotike Kanabis Sativa.

Policia shqiptare njofton se janë arrestuar në flagrancë dy shtetas bullgarë që transportonin lëndën narkotike, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas shqiptar i dyshuar si bashkëpunëtor i tyre.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve : Neven Milenov, 39 vjeç, banues në Razgrad-Bullgari. Shaban Daud, 55 vjeç, banues në Silistra-Bullgari.

Si edhe u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit A.G, 45 vjeç (të dhëna të tjera nuk jepen për shkak të hetimeve).

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *