Home / Lajme / Rajon / Kapen me 19 kilogramë kanabis

Kapen me 19 kilogramë kanabis

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën me një sasi prej 19 kilogramë kanabis sativa.

Në pranga u vunë Elidon Zeqo 24 vjeç dhe Alban Mane 36 vjeç.

 “Më datë 09.05.2017, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në afërsi të banesave respektive të tyre në lagjen nr 6 të qytetit të Korçës, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 16,7 kg shtetasit  Alban Mane dhe 2,2 kg shtetasit Elidon Zeqo lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa”, sqaron policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2  i Kodit Penal.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *