Home / Lajme / Kronika e zezë / Kapet hajduti i makinës luksoze, do befasoheni ku e kishte parkuar

Kapet hajduti i makinës luksoze, do befasoheni ku e kishte parkuar

Një person i dyshuar për vjedhjen e makinave të luksit është arrestuar nga policia e Shijakut. Algert Prejsi 24 vjeç, banues në Tiranë, u vu në pranga gjatë ditës së djeshme.

Prejsi dyshohet se ka vjedhur mjetin tip Benz kabriole në pronësi të shtetasit F.D. 38 vjeç, banues në Durrës.

Makina ka qenë e parkuar pranë një pike karburanti në Maminas, në autostradën Tiranë-Durrës.

E sinjalizuar për vjedhjen policia është vënë në lëvizje, ku pak orë pas ngjarjes, është bërë identifikimi dhe kapjen e autorit të dyshuar si edhe gjetjen e mjetit të vjedhur.

24- vjeçari makinën e kishte parkuar në garazhin e banesës së tij, në Tiranë.

Automjeti tip “Benz” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që ndaj tij vijojnë ende hetimet për zbulimin e rasteve të tjera ku mund të jetë i përfshirë.

Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *