Home / Kryesoret / Kasami: Qeveria e re duhet të jetë reformuese

Kasami: Qeveria e re duhet të jetë reformuese

Lideri i Besës, Bilall Kasami mbrëmë pas takimit me mandatarin dhe kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, deklaroi se vazhdojnë bisedimet rreth pjesëmarrjes së tyre në qeverinë e re, por se do të insistojnë ajo të jetë reformuese dhe në interes të qytetarëve.

“Do të bisedojmë edhe më tej për pjesëmarrjen e Besës në qeveri e cila do të jetë reformuese. Në këtë pjesë për ne shumë të rëndësishme janë parimet e konstituimit të qeverisë së re, akoma jemi duke punuar në dakordimin e këtyre parimeve të cilat do të jenë garanci se qeveria e ardhshme do të jetë reformuese dhe do të punojë në interes të qytetarëve dhe jo si ajo e deritanishmja”, tha Kasami.

Lideri i Besës shtoi se kur do të ketë diçka më konkrete në përafrimin e qëndrimeve me LSDM-në do ta informojnë opinionin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *