Home / Kryesoret / Kasami takoi Ambasadorin e BE-së, z. Samuel Zhbogar

Kasami takoi Ambasadorin e BE-së, z. Samuel Zhbogar

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, z. Bilall Kasami, ka realizuar takim me z. Samuel Zhbogar, Ambasadorin e BE-së në Shkup.

 Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e BESËS e kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj deputetëve në Kuvend dhe kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike.

Kryetari Kasami shprehi qëndrimet e tij në lidhje me zhvillimet e fundit politike duke theksuar se Lëvizja BESA në vazhdimësi ka ndihmuar procesin, kështu duke qenë pjesë e zgjidhjes e jo pjesë e problemit. BESA do të angazhohet në demokratizimin e vendit, garantimin e sigurisë të qytetarëve dhe respektimin e vullnetit të shumicës.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *