Home / Lajme / Kronika e zezë / Katër persona kapen me 30 kallëpe eksploziv, mes tyre një femër

Katër persona kapen me 30 kallëpe eksploziv, mes tyre një femër

Katër persona në Fushë Krujë, kapen me 30 kallëpe eksploziv, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.

Një operacion i policisë së Fushë Krujës i koduar “Saga”, pas informacioneve të marra në rrugë operative, çoi në arrestimin e tre djemve dhe një gruaje nga Burreli.

Të arrestuarit janë Vjollca Sorra 42 vjeçe, Edmond Demiri 32 vjeç, Robert Doku 30 vjeç dhe Viktor Hanaj 33 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë gjatë mbrëmjes së djeshme në Fushë-Krujë, në bazë të informacioneve të siguruara nga policia, ku gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e e tyre dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale materialet plasëse.

Më konkretisht u gjetën 30 kallëpe eksploziv me peshë rreth 6 kg; 29 copë kapsolla detonatore ku 13 prej tyre ishin të përgatitura me fitil zjarrpërcjellës; 4 aparatë telefoni celular dhe një mjet tip Benz.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijimësi, dnërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Krujës për ndjekje të mëtejshme lidhur me veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” në bashkëpunim.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *