Home / Lajme / Botë / KB: Mbi 1.700 emigrantë kanë humbur jetën ose janë zhdukur në Detin Mesdhe në vitin 2017

KB: Mbi 1.700 emigrantë kanë humbur jetën ose janë zhdukur në Detin Mesdhe në vitin 2017

Komisari i lartë i refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR) kumtoi sot se më shumë se 1.700 emigrantë dhe refugjatë kanë humbur jetën ose janë zhdukur nga fillimi i vitit në Detin Mesdhe në përpjekje që të arrijnë deri në Evropë.

“Numri i përgjithshëm i të vdekurve dhe të zhdukurve nga fillimi i vitit 2017 është mbi 1.720, deklaroi zëdhënësi i UNHCR-së, Babar Balloh.

Sipas Balloh javën e kaluar në portet italiane Krotone, Palermo dhe Katania janë sjellë trupat e 50 njerëzve, të cilët kanë humbur jetën në mbytje të anijeve.

Sipas tij “ka frikë se kanë humbur jetë dhe janë zhdukur edhe dhjetë persona”.

Sipas të dhënave të UNHCR-së nga fillimi i vitit në Afrikën Veriore në Itali kanë arritur mbi 60 mijë emigrantë dhe refugjatë. Javën e kaluar janë shpëtuar rreth 9.500 persona

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *