Home / Kuriozitete / Këngëtarët shqiptarë që ndërruan jetë të rinj!

Këngëtarët shqiptarë që ndërruan jetë të rinj!

Themi se njerëzit vdesin vetëm atëherë kur ne i harrojmë ata! Kështu edhe disa artistë shqiptarë nuk janë më me ne, por do mbesin gjithmonë të paharrueshëm.

Pavarësisht kësaj ikja e tyre e parakohshme dhe në një moshe të re tronditi opinionin e gjerë, botën e muzikës, e sidomos familjarët dhe miqtë.

“Magazina.al”, shkruan për disa prej ndarjeve më të bujshme nga jeta të personazheve publike shqiptare.

Anita Bitri

Anita Bitri, këngëtarja e njohur ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare, në tetor të 2004-s, në një tragjedi familjare që i mori jetën edhe nënës e vajzës së saj 7-vjeçare. Si pasojë e një helmimi vdekjeprurës ajo u gjend pa jetë nga zjarrfikësit në New York, në shtëpinë e saj.

Elsina Hidërsha- Emmy

Këngëtarja Emmy, e këngës “Rastësisht u pamë” vdiq në moshë shumë të re. Kombi shqiptar u shokua nga vdekja e e datës 28 shkurt 2011.

Ajo ndërroi jetë pasi ishte plagosur rëndë nga biznesmeni nga Kosova, Aziz Kelmendi pranë një klubi në Tiranë. Sipas Policisë, këngëtarja 21-vjeçare u tërhoq për disa metra nga automjeti i drejtuar nga Kelmendi, ku ishte varur nga jashtë në xhamin gjysmë të hapur.

Floran Kondi-Dr. Flori

Tashmë janë bërë dy vjet që nga koha kur artisti i njohur Dr. Flori iku nga jeta. Ai vdiq në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 2014, shkruan “Magazina.al”.

Vdekja e tij nga asfiksia për shkak të një mbidoze kokaine, ishte një ndër ndarjet më të bujshme. Flori la pas bashkëshorten Blerinën dhe 2 fëmijët, Kaltrinën dhe Danielit.

Ergi Dini

Ndërsa, mbrëmë u shua nga jeta edhe një artist i njohur shqiptar. Ergi Dini i cili kishte fituar çmimin e parë në “XFactor 3”, iku nga kjo jetë në moshën 22-vjeçare.

Vdekja e tij e hershme dhe e papritur tronditi kolegët dhe miqtë, por edhe fansat e këngëtarit.

Rrjetet sociale janë mbushur me statuse që shprehin dhimbje për vdekjen e këngëtarit, i cili humbi jetën dje në një aksident me motor në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, së bashku me shokun e tij Kejdi Halilin 21 vjeç.

Gjithashtu lexo

Fqinjët gjermanë përcjellin në lot familjen shqiptare që kërkonte azil (Video)

Historia e një familjeje shqiptare që nxirret nga shtëpia për t’u deportuar, ka nxjerrë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *