Home / Kuriozitete / Keni vendosur të martoheni? Më mirë diskutoni para këto tri gjëra me partnerin

Keni vendosur të martoheni? Më mirë diskutoni para këto tri gjëra me partnerin

Disa çifte të cilat martohen pak pasi të takojnë njëri-tjetrin dhe të fillojnë lidhjen, nuk e kanë fort të qartë për problemet që i presin.

Megjithatë, janë tri çështje që duhen diskutuar para se të martoheni dhe të pranoni të kaloni jetën me dikë.
Dhe më shumë se kurrë, këto çështje nuk kanë të bëjnë me seksin, por është thelbësore që të bisedoni për t’u siguruar se që të dy i dëshironi gjëra te njëjta nga e ardhmja dhe se ato gjëra janë të përshtatshme.

Njerëzit në Reddit kanë zbuluar tri gjërat më të rëndësishme që duhet t’i diskutoni para se të martoheni. Dhe sipas një personi, këto janë tri gjërat në të cilat duhet të pajtoheni me partnerin:

– Fëmijët
– Prioritetet financiare
– Karriera

Është e rëndësishme të dini se a dëshironi që të dy që të keni fëmijë, si do të shpenzohen paratë dhe çfarë do të ndodhte, të themi, nëse do t’ju duhej të shkonit jashtë shtetit për karrierë.

Shumë njerëz pajtohen se duhet ta pyetni partnerin shumë gjëra para se të vendosni ta kaloni jetën bashkë – pasi në këtë mënyrë ju siguroheni se e njihni mirë atë.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *