Home / Kryesoret / Kërkohen  ekipe shtesë të mjekëve në urgjencë – (VIDEO)

Kërkohen  ekipe shtesë të mjekëve në urgjencë – (VIDEO)

Ndihma e Shpejtë që është në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë jep shërbime për një popullatë që përfshinë gjashtë komuna në Pollog. Ekipet mezi arrijnë që të dalin në ndihmë kësaj popullate sepse  ka mungesë të ekipeve mjekësore. Nëse ka dy aksidenteve apo ngjarje të tjera të papritura ku duhet të intervemohet me dy ekipe, kjo është e pamundshme, sepse një ekip patjetër duhet që të jetë në objekt. Prandaj edhe  shpesh herë krijohen radhë të gjata në ndihmën e shpejtë për shkak të mungesës së ekipeve mjekësore.këtë e konfirmon edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Besmal Shfiti, transmeton Televizioni Koha.

Nga Shtëpia e Shëndetit njoftojnë se në plan e kanë nëse realziohet kërkesa e tyre që të hapin dy pika të reja të ndihmës së shpejtë.

Përndryshe ky repart që punon 24 orë ku pothuajse çdo ndrim ka rreth një qind pacient nga vende të ndryshme e bën mjaft të frekuentuar ndërsa shërbime mjekësore gjithë këtij rajoni i japin 9 mjek dhe 16 motra medicinale. Momentalisht në repartin e ndihmës së shpejtë ka 9 mjek të punësuar, 16 motra medicinave, 13 shofer dhe katër automjete, të cilët janë në shërbim të një popullate me mbi 200 mijë banorë. Reparti i emergjencës në Tetovë mbulon një territor nga Jazhinca e deri në Pirok dhe deri në Grupçin, ndërsa krahas këtij territori kaq të madh mbulohen edhe fshatrat e Malësisë së Tetovë. Ky ekip deri më tash mezi ka arritur që të mbulojë të gjitha rastet duke dhënë ndihmë edhe në objektin ekzistues por edhe në terren. Për të qenë më shumë efektiv nga ndihma e shpejtë theksojnë se duhet ende punësime të kuadrit mjekësor i cili mezi arrinë që tu përgjigjet nevojave të qytetarëve. /Tv Koha/

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *