Home / Lajme / Maqedoni / Këshillim me temë “Riorganizim i debitorit në procedurë falimentimi”

Këshillim me temë “Riorganizim i debitorit në procedurë falimentimi”

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi sot do të mbajë fjalim në këshillimin me temë “Riorganizimi i debitorit në procedurë falimentimi” që mbahet në kuadër të projektit “përforcimi i kapaciteteve administrative për implementimin e kornizës ligjore për falimentim dhe likuidim të shoqërive tregtare.

“Ky projekt është me rëndësi të madhe për Ministrinë e Ekonomisë edhe për ekonominë në tërësi, ndërsa realizohet me ndihmë të Bashkimit Evropian, me mjete nga Instrumenti për ndihmë parainkuadruese (IPA). Ky këshillim është i dedikuar për studime të falimentimit dhe studime të tjera që lidhen me lëndët që dalin nga procedura e falimentimit, drejtorët e ndërmarrjeve të falimentuara, furnizuesve apo të gjitha shoqërive të tjera që kanë ndonjë kërkesë në procedurën e falimentimit dhe të organeve të shoqërive të përfaqësuara me ligjin e shoqërive tregtare”, njoftoi Ministria e Ekonomisë.

Presona që do të mbajnë fjalim në këtë temë do të jenë ekspertët Krasin Dimitrov, Miodrag Gjorgjeviq dhe Dejan Kostovski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *