Home / Kuriozitete / Kështu vjen në jetë njeriu (Foto)

Kështu vjen në jetë njeriu (Foto)

Fotografi Lennart Nillson kaloi 10 vitet e jetës së tij duke fotografuar rritjen e embrionit njerëzor, prej mbetjes shtatzënë deri tek lindja.

Bota dëgjoi për herë të parë për Lennart Nillson më 1965, kur revista LIFE publikoi 16 faqe me fotografitë e tij të embrionit njerëzor.

Fotografitë u ripublikuan menjëherë në ‘Stern’, ‘Paris Match’, ‘The Sunday Times’ dhe publikimet e tjera, transmeton Gazeta Express.

Mikroskopët dhe kamerat ishin pasioni i parë i Nillson madje edhe gjatë fëmijërisë. Pas ca kohe, pasioni i tij u shndërrua në ambicie për t’i treguar botës bukurinë e trupit të njeriut në një nivel ‘mikro’.

Nilsson bëri shumicën e fotografive të tij me ndihmën e një cistoskopi – një instrument mjekësor i cili përdoret për të ekzaminuar brendësinë e fshikëzës së urinës. Ai e ngjiti një kamerë të vogël për të dhe bëri mijëra fotografi për të kapur jetën e embrionit në barkun e nënës.

Spermatozoidi duke lëvizur përgjatë tubit fallopian drejt vezës

Veza

Momenti kritik

Një nga 200 milionë spermatozoidet e babait penetrohet në membranën e vezës

Spermatozoidi – koka përmban gjithë materialin gjenetik

Pas një jave, embrioni migron në mitër duke lëvizur poshtë tubit fallopian

Pas një jave tjetër, embrioni ngjitet në murin e mitrës

Embrioni në ditën e 22-të të zhvillimit. Zona e hirtë do të bëhet koka e fëmijës.

Nga dita e 18-të e zhvillimit, zemra e fetusit fillon të rrahë

28 ditë pas fekondimit

Në javën e pestë, fetusi është 9mm i gjatë; mund të shihet fytyra me gojën dhe sytë

Dita e 40-të e zhvillimit. Qelizat e jashtme të fetusit bashkohen me ato poshtë sipërfaqes së murit të mitrës nga placenta

Në javën e tetë të zhvillimit

Në javën e dhjetë. Qepallat tashmë janë gjysmë të hapura. Brenda disa ditësh do të formohen plotësisht.

Në javën e dhjetë, embrioni tashmë përdorë duart për të studiuar mjedisin përreth

Java e 16-të

Vijat e enëve të gjakut janë të dukshme në lëkurë

Java e 18-të. Fetusi tani mund të dëgjojë botën e jashtme

Java e 19-të

Java e 20-të. Fetusi tani është 20cm i gjatë. Qimet fillojnë të shfaqen në kokën e tij

Java e 24-të

Muaji i gjashtë

Java e 36-të. Brenda një muaji, foshnja do të lindë.

Libri i Nilsson, “Ka lindur një fëmijë”, u publikua më 1965. Ai u shit brenda pak ditësh dhe u ribotua shumë herë, duke u bërë një nga librat më të njohur të të gjitha kohërave.

Lennart Nilsson tani është 92 vjeç. Ai ende është i interesuar në shkencë dhe fotografi.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *