Home / Lajme / Kronika e zezë / Këto janë dy femrat serbe që u vranë në rrugën Bujanoc – Gjilan

Këto janë dy femrat serbe që u vranë në rrugën Bujanoc – Gjilan

Goran Petroviq (24), në natën e enjte në rrugën Bujanoc – Gjilan, në afërsi të fshatit Lluçan vrau gruan e tij Jovan Petrovic (21), vjehrrën Dusica Ivanovic (42) dhe ka plagosur vajzën  e vogel, është ende i lirë dhe duke u kërkuar në Kosovë dhe nga policia serbe. Siç mesohet, ai u përpoq për të hyrë në zonën e Serbisë qendrore nga territori i Kosovës, dhe të enjten në mbrëmje ai u zhduk pa gjurmë.

Serbët nxjerrin armët. Tragjedi ne Llocan, rrugës Gjilan-Bujanoc

Në rrugën Gjilan-Bujanoc, pikërisht  në afërsi të fshatit shqiptar Lluçan mbrëmë rreth orës 18 ka ndodhur një  tragjedi e paparë mes një  familje, në të cilin Goran Petroviq (24) nga Pasjan ka kryer një vrasje të dyfishtë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Ngjarja ndodhi midis rrugës, kur serbët  nxorën  armët, ku njeri nga ta ka vrarë dy gra, njëra nga to bashkëshortja e tij.  Në një shkëmbim zjarri mes serbëve është plagosur rendë edhe vajza e tyre të vogël. Policia e Kosovës njoftoi sot se ka leshuar një urdhër arresti për serbin Petrovic.

“I dyshuar G.P akuzohet për krime, Krimineli është në arrati dhe eshte ne ndjekje nga anëtarët e kërkimit intensiv te policisë”, ka njoftuar PK ne Gjilan.

Siç e kemi mesuar familja ishte veshur dhe ishte duke udhëtuar me makinë nga Nishi drejt Ranillugut. Edhe pse ende nuk dihen  motivet dhe arsyet ngjarjes se  përgjakshme, vrasja e dyfishtë u parapri ndoshta nga një debat të ndezur dhe argumentit mes vrasësve dhe viktimave.

Ndryshe edhe policia serbe është angazhuar ne këtë tragjedi, mësohet se anëtarët e Ministrisë së Brendshme në Vranjë moren vendimin për paraburgim  eS.Ç. (26) për shkak të dyshimit të bazuar se ishte i shoqëruar me vrasësin Goran Petrovic.

S. C. akuzohet si i dyshuari i parë  që ishte në vendin e ngjarjes, ku me urdhër të tij u ndalua makina në të cilën ka pasur gra dhe fëmijë.

Goran Petroviq ishte i njohur më parë për policinë e Kosovës, sepse ai ishte i përfshirë në dy plaçkitje të armatosura në fshatin serb Shillovë afër Gjilanit. Serbi nga Pasjani me shokun e tij më 15 dhjetor 2015 bene Plaçkitje te armatosur në stacionin e popmpës “Puls” në fshatin Shillovë dhe pastaj ata marrin pre nga 23,000 euro!

 

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *