Home / Showbiz / Këto janë shenjat që ju jeni problemi në lidhjen tuaj

Këto janë shenjat që ju jeni problemi në lidhjen tuaj

Kur diçka nis keq në lidhjen tuaj, lehtë është të akuzosh tjetrin për të gjitha problemet. E po si t’ia bëni nëse problemi nuk është te partneri juaj?

Secila lidhje dashurore herët apo vonë çon në grindje. Midis njerëzve të cilët janë shumë të afërt gjithmonë kanë grindje, ndonjëherë të buta, por ndonjëherë diç më të këqija dhe më të zëshme.

Kur të shkaktohen probleme dhe grindje në lidhjet e çifteve lehtë mund t’i vishet faji personit tjetër, transmeton Telegrafi.

Po, ai ndoshta ka gabuar, mirëpo janë shanset të mëdha që për të gjitha problemet dhe gjërat e këqija në lidhjen tuaj nuk është gjithmonë faji vetëm te partneri juaj.

Mirëpo, nëse ju nuk i pranoni edhe gabimet tuja edhe gjithmonë vetëm e fajësoni personin tjetër, shanset janë të mëdha që ajo lidhje nuk do të mbijetojë.

Këto janë gabimet më të shpeshta të cilat i bëjmë, por vështirë e kemi t’ia pranojnë pjesës tjetër.

Gjithmonë veten e vini në vend të parë

Kur planifikoni aktivitetet tuaja të përbashkëta sa shpesh i respektoni dëshirat dhe mendimet e tij? Nëse jeni njëri ndër ata persona të cilët gjithmonë komandojnë dhe imponojnë se ku do të shkoni dhe çfarë do të bëni – mos u befasoni që keni probleme në lidhjen tuaj dashurore.

Ndonjëherë është e nevojshme që t’i vini nevojat dhe dëshirat e tjetrit në vend të parë.

Në lidhje patjetër duhet të ketë marrje dhe dhënie. Pa këto nuk shkon. Lidhja në të cilën vetëm njëri person dikton të gjitha nuk do të zgjasë shumë, sepse çdo person ka kufijtë e vet.

Ajo që te personat tolerantë mund të zgjatet më shumë nuk do të thotë që nuk do të shpërthejë herët apo vonë.

Nëse jeni të vetëdijshëm që shumë shpesh është “sipas jush”, atëherë ndryshojeni këtë dhe lejoni edhe personit tjetër ndonjëherë të vendosë se çfarë do çka do të bëni…

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *