Home / Lajme / Kronika e zezë / Kidnapuan një person dhe e mbyllën në garazh, arrestohet i riu

Kidnapuan një person dhe e mbyllën në garazh, arrestohet i riu

Një i ri i shpallur në kërkim për pengmarrje është vënë në prangat e policisë së Mallakastrës.

Thomas Çela, 23 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Ballsh, u arrestua gjatë ditës së djeshme.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Fierit në 9 maj e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”.

Çela akuzohet se më 15 maj 2013, në bashkëpunim me shtetasin A.H., i cili është shpallur në kërkim, kanë rrahur për motive të dobëta shtetasin H.Sh., dhe më pas e kanë mbyllur në një garazh në qytetin e Ballshit.

Aktualisht vijon puna për kapjen e të dyshuarit të dytë.

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *