Home / Showbiz / Kim Kardashan: “Pse vendosa të divorcohem pas 72 ditësh martesë” (Foto)

Kim Kardashan: “Pse vendosa të divorcohem pas 72 ditësh martesë” (Foto)

Kim Kardashian ka treguar se ajo e dinte që martesa e saj me Kris Humphries do të merrte fund gjatë muajit tyre të mjaltit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Andy Cohen, 36-vjeçarja është shprehur se kur mbushi 30-vjeç mendoi se ishte koha që të krijonte familjen e saj dhe kështu që vendosi të martohej me Kris.

Megjithatë, ylli televiziv ka thënë se ky vendim ishte shumë i nxituar dhe se këtë gjë e kuptoi kur ishte në muajin e mjaltit. “Mendoj se shumë femra marrin vendime të gabuara pasi tmerrohen nga fakti se po ju ikën mosha ndërkohëqë mikeshat e tyre bëhen me fëmijë. Kjo gjë më ndodhi edhe mua”, shton Kim.

Kim dorëzoi kërkesën për t’u divorcuar nga Kris pas 72 ditësh martesë.

Gjithashtu lexo

Lora Braha shkëlqen me elegancën e saj (Foto)

Këngëtarja Lora Braha, motra e këngëtares së njohur Mihrije Braha, shquhet për të njëjtën elegancë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *