Home / Kryesoret / Kjo është shuma e parave që u shpenzuan gjatë qeverisjes së Gruevskit

Kjo është shuma e parave që u shpenzuan gjatë qeverisjes së Gruevskit

Në dhjetë vitet e fundit qeveritë e Nikolla Gruevskit në Maqedoni kanë shpenzuar gjithsej 25 miliardë euro para të popullit, por vetëm 1,2 miliard janë investuar në projekte ndërtimore, edhe atë shumica prej tyre në “barokun” e projektit shumë të përfolur “Shkupi 2014”,

Për rroga të administratës, ndërkaq, kanë shpenzuar tri herë më shumë, shkruan revista maqedonase “Kapital”.

Ajo që sipas ekspertëve ekonomikë është dëshpëruese është fakti se madje as këto 1,2 miliard euro nuk janë dedikuar tërësisht për projekte zhvillimore, si rrugë, hekurudha, shkolla… Vlerësohet se gjysma e parave kanë përfunduar për ndërtimin e ndërtesave, fasadave, përmendoreve, shesheve dhe objekteve tjera të projektit “Shkupi 2014”, i cili, sipas llogarive të fundit nga baza e të dhënave e BIRN-it kushton 670 milionë euro.

Këto të dhëna që tregojnë se si është shpenzuar çdo euro që pushteti e ka grumbulluar nga qytetarët nga tatimet dhe kontributet, ose e ka marrë borxh me nxjerrjen e fletë-obligacioneve evropiane apo përmes kredive, e karakterizojnë buxhetin e shtetit si dominant social, sepse 90% nga të gjitha paratë janë shpenzuar për qëllime rrjedhëse, respektivisht joproduktive.

Ekspertët rekomandojnë që pushteti të bëjë reforma të buxhetit shtetëror, që do të përfshijë shkurtim të shpenzimeve rrjedhëse dhe në llogari të kësaj do të rriten investimet publike. Këto, në fakt, janë edhe rekomandime të Bankës Botërore dhe Fondit Ndërkombëtar Monetar për Maqedoninë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *