Home / Kryesoret / Klubi Rotarian I Tetoves Organizon Mbrëmje Bëmiresie Për Qendrën Ditore Te Femijeve Me Nevoja Te Veçanta

Klubi Rotarian I Tetoves Organizon Mbrëmje Bëmiresie Për Qendrën Ditore Te Femijeve Me Nevoja Te Veçanta

“Rotary serving Humanity” (Rotary në shërbim të humanizmit) është motoja e kryetarit te Rotary Ndërkombëtar për këtë vit Rotarian. Rotary është një organizim i personave profesionistë dhe të biznesit, të bashkuar anembanë botës për të kryer shërbime bëmirësie, inkurajuar standarde të larta etike në të gjitha lëmitë profesionale dhe për të promovuar mirëqenien dhe paqen në botë.

Aktivitetet e Rotary klubeve janë ekskluzivisht me qëllime bëmirëse si p.sh. zhdukja e sëmundjeve të ndryshme, luftimi i analfabetizmit, ndihma të sëmurëve, personave me aftësi të veçanta, fëmijëve bonjakë, këmbimi i të rinjve për shkollim si dhe shumë lëmi të tjera të ngjashme.Iniciatori për themelimin e Rotary klubit të parë në botë ka qenë Paul Harris nga Çikago (Sh.B.A.) në vitin 1905. Kjo datë konsiderohet si ditëlindje e Rotary, ndërsa Paul Harris si themeluesi i saj.Në botë aktualisht ka më se 1.200.000 rotarianë dhe mbi 36 000 klube Rotariane.

Rotary Ndërkombëtar e ka qendrën në Evanston, Çikago (SHBA) ku gjendet edhe administrata kryesore me mbi 600 nëpunës.Rotary klubet administrohen në njësi më të mëdha organizative (distrikte dhe zona). Janë 10 Rotary zona, çdonjëra prej të cilave ka një numër distriktesh, ndërsa distrikti mund të ketë nën administrim klubet prej një apo më shumë shtetesh. Klubi i parë Rotarian në Tetovë u themelua që në muajin Mars 2016 dhe u zyrtarizua nga ROTARY Ndërkombëtar me 26 Maj 2016, si klub autonom i njohur ndërkombëtarisht dhe i barabartë në çdo aspekt me gjitha klubet simotra anembanë botës.

Ky Klub që nga themelimi i tij ka grumbulluar rreth vetes personat eminent te profesioneve dhe bezneseve, persona me reputacion të mirë në shoqëri dhe të përkushtuar për ti shërbyer komunitetit të tyre. Me rastin e një vjetorit të themelimit të tij, Klubi Rotarian i Tetovës organizon mbremjen e bamiresisë per te ndihmuar Qendrën Ditore të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta të Tetovës.

Atë mbrëmje, klubi njëherit shënon edhe 1 vjetorin e themelimit. Në këtë mbremje me pjesëmarrjen e tyre do na nderojnë perfaqesues te Klubeve Rotariane te vendit dhe te rajonit, si dhe personalitete të vullnetit të mirë, të gatshëm për të kontribuar për komunitetin dhe qytetin e tyre. Shfrytëzojm rastin që të ftojmë personat e vullnetit të mirë të biznesit dhe profesioneve të ndryshme për të na u bashkangjitur në këtë eveniment dhe për të dhënë kontributin e tyre modest për përmirësimin e kushteve të qendrës ditore të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ju falenderojmë që më parë për gjestin e juaj humanitar. Bileta per mbremjen Gala kushton 25 Euro, mjetet do destinohen për aktivitetin e paraparë humanitar. Mbremja do te zhvillohet ne restorant Ahengu, ditën e Martë ne oren 20:00, me 23 Maj 2017. Personat e interesuar për pjesëmarrje domosdoshmërisht të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre paraprakisht në adresën: contact@tetovarotary.org

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *