Home / Kryesoret / Koalicioni i UÇK-së, Ramushi kandidat për kryeministër – (VIDEO)

Koalicioni i UÇK-së, Ramushi kandidat për kryeministër – (VIDEO)

Në minutat e fundit të afatit për regjistrim të koalicioneve, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje koalicioni me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe Nismën për Kosovën të Fatmir Limajt. Marrëveshja parasheh që kandidat për kryeministër ta ketë liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, ndërkohë që bartës i listës zgjedhore do të jetë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ndërkaq, LDK-ja e Isa Mustafës, ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me AKR-në e Behgjet Pacollit. Sipas marrëveshjes LDK-ja do të duhet të ndajë me AKR-në, postin e Kryetarit të Parlamentit, ndërkohë që në marrëveshje përfshihet gjithashtu zgjedhje e Pacollit President, pas përfundimit të mandatit të Thaçit. Partia që do të garojë e vetme në zgjedhje është Lëvizja Vetëvendosje e cila nuk ka arritur të bëjë një koalicion parazgjedhor përkundër bisedave intensivet zhvilluara gjatë ditëve të kaluara. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, sipas njoftimeve të KQZ-së do të garojnë 56 subjekte politike nga të cilat 28 janë shqiptare dhe te tjerat nga komunitetet e pakicës.Sipas shënimeve zyrtare, Kosova ka afro 1.9 milionë votues dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të nis nga data, 29 maj dhe të mbyllet më 9 qershor.

 

 

Gjithashtu lexo

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira të pakëta. Do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *